“Me Serbinë, një ndeshje e madhe”/ Bajrami pas fitores me Letoninë: Më mirë luaj pas sulmuesit, por për Kombëtaren rëndësi kanë tri pikët

09/09/2025 23:12

Nedim Bajrami u shpreh i lumtur për fitoren e arritur në duelin ndaj Letonisë.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e DigitAlb, futbollisti shqiptar deklaroi:

“Nuk kam luajtur shumë në kohët e fundit, për Kombëtaren jam gjithmonë gati. Ky është shansi im, e rëndësishme është që morëm 3 pikët. 

Ndeshjen e fundit e bëmë analizën e mirë. E filluam ndeshjen me agresivitet, e fituam ndeshjen, jemi shumë të lumtur.

Rëndësi ka që të kthehemi të gjithë nëpër klube, ndaj Serbisë kemi një ndeshje të madhe, duhet të japim maksimumin për të marrë 3 pikë.

Ndihem më mirë pas sulmuesit, por kur më jepet shansi luaj edhe në krah. Rëndësi ka në Kombëtare, të marrim 3 pikët dhe të vazhdojmë rrugën tonë”, u shpreh Bajrami për DigitAlb.

Top Channel