
12/09 19:00
Shqipëria pret Letoninë në “Arenën Kombëtare”, në një sfidë që vendos fatet e kuqezinjve në Kualifikueset e Botërorit 2026.
Vetëm pak orë përpara fillimit të ndeshjes, Federata ka njoftuar me anë të një postimi se të gjitha biletat janë shitur, teksa pritet një mbështetje maksimale në shkallët e stadiumit.
Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe për të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për në stadium, mund ta ndjekin sfidën ekskluzivisht në DigitAlb.
Top Channel