Kualifikueset Botërori 2026/ Norvegjia e tepron, i shënon 11 gola Moldavisë, fitore me vuajtje për Portugalinë dhe Francën

09/09/2025 22:49

Sfidat e fundit europiane për Kualifikueset e Botërorit 2026 në shtator sollën shumë spektakël, emocione dhe sidomos gola.

Vëmendjen më të madhe e mori Norvegjia, e cila i shënoi plot 11 herë Moldavisë. Nga to, 5 ishin vetëm të Haaland, ndërsa goli i vetëm i Moldavisë erdhi nga lojtari norvegjez Ostigard, i cili shënoi në portën e tij.

Portugalia e Ronaldos mori një fitore me vuajtje, duke mundur 2-3 Hungarinë në transfertë dhe duke ruajtur kështu kreun e Grupit F, ndërsa po në këtë grup, më herët Armenia mundi 2-1 Irlandën.

Një fitore me vuajtje e mori edhe Franca, e cila mundi me përmbysje Islandën 2-1 dhe ruan vendin e parë gjithashtu në Grupin D. sfida thetër e këtij grupi u mbyll me një barazim mes Azerbajxhanit dhe Ukrainës.

Në Grupin H, Austria mundi në transfertë Bosnjën me rezultatin 1-2, ndërsa Qipro barazoi 2-2 me Rumaninë.

Top Channel