
Familja dhe miqtë e Britney Spears janë alarmuar për situatën e saj të fundit, pasi raportohet se rezidenca e këngëtares në Thousand Oaks, Kaliforni, është kthyer në një gjendje të mjerueshme, e mbushur me jashtëqitje qensh dhe rrëmujë.
Sipas “Daily Mail”, burime pranë artistes pohojnë se ajo “po kalon një episod të njohur”, të ngjashëm me krizat që ka përjetuar më parë.
“Ajo po monitorohet, por nuk ka asnjë mënyrë për të ndërhyrë”, tha një i afërt.
Britney nuk po shkon aspak mirë. Miqtë dhe familjarët janë të tmerruar për të ardhmen e saj. Shtëpia është në kaos, ajo nuk kujdeset për pastrimin dhe nuk funksionon si një e rritur.
Shqetësimet u thelluan muajin e kaluar, kur Spears publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihej duke kërcyer dhe kënduar me një theks britanik, ndërsa në sfond ishin të dukshme jashtëqitje qensh dhe objekte të shpërndara në dysheme. Ajo e shoqëroi postimin me fjalët:
Po luaj me dritat dhe po pastroj shtëpinë time sikur të mos ketë të nesërme.
Fansat reaguan menjëherë në X, duke shprehur shqetësim për idhullin e tyre:
“Çfarë po ndodh me të? A është ky çmimi i famës?” shkroi një komentues.
Spears ka një histori të gjatë betejash me shëndetin mendor. Në vitin 2008 ajo u shtrua për monitorim psikiatrik të detyruar dhe përfundoi nën kujdestarinë ligjore të babait të saj për 13 vjet.
Kjo periudhë përfundoi vetëm në vitin 2021, pas një beteje të gjatë gjyqësore dhe fushatës globale #FreeBritney.
Sot, ndonëse është e lirë të marrë vendime vetë, gjendja e saj mbetet e paqëndrueshme, duke shtuar frikën se Britney Spears po përballet sërish me sfida serioze në jetën personale dhe shëndetin e saj mendor. /TAR
Top Channel