Anglia i jep asist Shqipërisë, Tre Luanët “shuplakë” Serbisë brenda në Beograd

09/09/2025 22:42

Anglia ka marrë një fitore të rëndësishme në rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, duke mundur 0-5 Serbinë në Beograd, një fitore që i “buzëqesh” edhe Shqipërisë.

“Tre Luanët” e dominuan më së miri takimin, duke shënuar në minutën e 33’ me kapitenin Kane dhe pas dy minutash Madueke dyfishoi shifrat.

Pjesa e dytë ishte si e para, me Konsa që shënoi dhe golin e tretë në minutën e 52’, ndërsa Guehi i dha goditjen e “Knock-out” serbëve në minutën e 75’. Në fund, ishte Rashford që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu Anglia kryeson Grupin K me 15 pikë të plota dhe me një golavarazh 13-0, duke shkuar e qetë drejt Botërorit 2026, teksa Serbia parakalohet nga Shqipëria.

Rezultati:

SERBI 0-5 ANGLI

Kane 33’, Madueke 35’, Konsa 52’, Guehi 75’, Rashford (P) 90’

Top Channel