
Të paktën 16 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Katmandu të Nepalit, gjatë një shtypjeje të dhunshme të protestave për ndalimin e mediave sociale, e cila u shndërrua në një protestë masive kundër autoritarizmit dhe korrupsionit të qeverisë nepaleze.
Forcat e policisë ndërhynë kur një turmë prej mijëra protestuesish iu afrua parlamentit dhe disa prej tyre u përpoqën të thyenin kordonin që ishte krijuar nga forcat e sigurisë rreth ndërtesës.
Ministria e Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit e Nepalit njoftoi të enjten bllokimin e 26 platformave të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, YouTube, X dhe Linkedin, sepse ato nuk e përfunduan procesin e licencimit brenda afateve.
Nepal’de halk sokakta: En az 14 kişi polis tarafından katledildi
➡️https://t.co/phC7PwqhrU pic.twitter.com/q8bQGKmAKN
— Etkin Haber Ajansı (@etkinhbrajansi3) September 8, 2025
Sipas një vendimi të lëshuar nga Gjykata Supreme në vitin 2023, ministria kompetente kërkon që mediat sociale të emërojnë një përfaqësues lokal dhe një person përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e përmbajtjes së tyre.
Zbatimi i vendimit, i cili mbylli shumë platforma të mediave sociale, solli një turmë të zemëruar në rrugët e kryeqytetit Katmandu sot.
Protestuesit u mblodhën në qendër të qytetit në mëngjes, duke mbajtur flamuj, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke thirrur slogane kundër qeverisë së Kryeministrit KP Sharma Oli.
Protestuesit shpjeguan se bllokada e mediave sociale nuk ishte problemi i vetëm. “Ne gjithashtu po denoncojmë korrupsionin e institucionalizuar në Nepal… Vendimi pasqyron praktikat autoritare të qeverisë dhe ne duam që kjo të ndryshojë”, u shprehën ata.
Që nga zbatimi i vendimit, platformat që ende funksionojnë, si Tik Tok, janë përmbytur me video që denoncojnë jetën luksoze të fëmijëve të anëtarëve të udhëheqjes politike nepaleze.
Very critical situation in Nepal 🇳🇵 impossible for cops to handle crowd… pic.twitter.com/w0EpkbGc4G
— suni bisht (@Bishtsagar90489) September 8, 2025
Qeveria mohoi se kishte për qëllim të dëmtonte liritë e mendimit dhe shprehjes dhe argumentoi se vendimi synon të krijojë një “mjedis për mbrojtjen e lirisë së shprehjes”, duke sqaruar se funksionimi i rrjeteve do të rikthehet kur ato të përmbushin kushtet që janë vendosur.
Top Channel