
Një krim makabër ka tronditur qytetin e Melbourne në Australi, ku dy djem të moshës 12 dhe 15 vjeç janë vrarë me thikë nga një grup i maskuar dhe i armatosur.
Policia e shtetit të Viktorias njoftoi se të dy sulmet ndodhën mbrëmjen e së shtunës në dy lokacione të afërta me njëri-tjetrin.
Fëmija 12 vjeç u gjet fillimisht i plagosur rëndë. Edhe pse u tentua nga ekipet e ambulancës, ai nuk mundi të mbijetonte. Pak më vonë, në një rrugë pranë, u gjet edhe shoku i tij 15 vjeç, i cili kishte marrë plagë të shumta nga thika dhe ndodhej pa shenja jete.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive nga vendngjarja, të dy vrasjet u kryen nga i njëjti grup me rreth tetë persona që kishin fytyrat e mbuluara dhe ishin të armatosur me armë të ftohta. Policia ka konfirmuar se viktimat nuk ishin të përfshirë në ndonjë grup kriminal, gjë që e bën edhe më të rëndë dhe të pakuptimtë aktin.
Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo rezultat i një ngatërrimi identiteti. Ndërkohë, hetimet po vijojnë intensivisht për të identifikuar dhe kapur autorët.
Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2024 në Australi janë rritur ndjeshëm krimet e rënda, me një shtim prej 9 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe me 448 viktima të raportuara deri më tani.
Top Channel