Shira të rrëmbyeshme e përmbytje të paprecedenta në Suedi, autoritetet paralajmëron shoferët të shmangin qarkullimin në 4 komuna

07/09/2025 18:23

Shumë rrugë u përmbytën dhe trenat u bllokuan në verilindje të Suedisë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, tha agjencia e transportit të martën.

Trafiku “në rrugë dhe hekurudha është prekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Västernorrland”, tha ajo në një deklaratë, duke u bërë thirrje shoferëve të shmangin katër komuna, Kramfors, Sollefteå, Örnsköldsvik dhe Harnosand.

Shërbimet hekurudhore midis dy komunave të fundit janë ndërprerë gjithashtu që nga mëngjesi.

Shërbimet e shpëtimit renditën disa incidente në faqen e tyre të internetit, përfshirë daljen nga shinat e një treni mallrash, por për fat të mirë nuk u raportuan viktima.

“Ishte sikur rrugët po prisheshin dhe po shndërroheshin në gropa”, tha një zyrtar i shërbimit, Leif Wikström, për radion publike SR.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Niveli i liqenit është rritur me gjysmë metri që nga mbrëmë”, tha një vendas.

Top Channel