
She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre.
Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre.
E ftuar këtë javë nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati. Ajo ka ndarë me dëgjuesit detaje nga jeta e saj si dhe nga eksperienca televizive që ka pasur si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”.
Kur u pyet nga vajzat në lidhje me raportin që ajo mban me ish-banorët e tjerë të edicionit të katërt të BBV, Loredana zbuloi se:
“Me Rizartën nuk kam shumë kontakt, me Danjën u rastisëm para pak ditësh në një vend, u takuam dhe ishte çdo në rregull. Me Amberin po ashtu dhe me çunat, Indritin, Aldon kemi komunikime. Kam frikë mos harroj dikë dhe mos i ngelet qejfi. Me Eglin, jo”.
Sa i përket Gjestit ajo tha se:
“Me Gjestin kam folur është okej. Shumë komunikime të shkurtra kemi patur por nuk ia duam të keqen njëri-tjetrit”.
Ndër të tjera shtoi se:
“Unë kam kërkuar faktikisht që të mbaja çfarë ka ndodhur në BBV mbrapa dhe të shikoja jetën time këtu jashtë”.
Top Channel