SHBA do ndërpresë mbështetjen ushtarake për disa vende europiane, alarmohen Lituania, Estonia dhe Letonia

05/09/2025 14:21

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së i informoi vendet europiane javën e kaluar se mbështetja ushtarake në kuadrin e një programi të njohur si Seksioni 333 do të ulet në zero duke filluar nga viti i ardhshëm fiskal, tha të martën një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes lituaneze.

Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin gradualisht një pjesë të ndihmës së tyre ushtarake për vendet europiane pranë kufirit rus, thanë të enjten dy burime të njohura me çështjen, duke ngritur shqetësime midis vendeve që marrin ndihmë, përfshirë Lituaninë, Estoninë dhe Letoninë.

Lituania është në bisedime me qeverinë e SHBA-së rreth asaj se cila mbështetje ushtarake do të vazhdojë dhe cila do të shtyhet, u tha gazetarëve në Vilnius të enjten drejtori i politikave të Ministrisë së Mbrojtjes, Vaidotas Urbelis.

Top Channel