
Krahu i armatosur i Hamasit publikoi sot një video që tregon dy pengje izraelite të rrëmbyera gjatë sulmit vdekjeprurës të grupit palestinez ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Videoja, e cila zgjat më shumë se tre minuta e gjysmë, tregon një peng brenda një automjeti duke kaluar nëpër ndërtesa të shkatërruara. Ai dëgjohet duke iu lutur në hebraisht kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të mos vazhdojë me operacionin ushtarak të planifikuar për të pushtuar Qytetin e Gazës.
Hamas has released a new video featuring two hostages, reportedly filmed last Thursday in Gaza City. pic.twitter.com/Db8rapl8p5
— Clash Report (@clashreport) September 5, 2025
Ky peng, i cili në fund të videos duket se takon një peng tjetër, deklaron se ndodhet në Qytetin e Gazës dhe sqaron se videoja është regjistruar më 28 gusht 2025.
AFP nuk ishte në gjendje të konfirmonte vërtetësinë e videos ose datën e regjistrimit të saj.
Top Channel