
21 vite më parë, pikërisht më 4 shtator 2004 Shqipëria mundi 2-1 Greqinë, kampione e freskët e Europës. Golat e Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt u përjetësuan jo vetëm në një stadium të tejmbushur si kurrë më parë, por u shoqëruan edhe me një atmosferë të jashtëzakonshme në rrugët e kryeqytetit.
Po ku janë sot heronjtë e asaj ndeshjeje? Çfarë rezervoi fati për kuqezinjtë që realizuan atë fitore madhështore?
Nga një vëzhgim i Top Channel rezulton se një pjesë e tyre kanë ndërthurur futbollin me biznesin, ndërsa karrierën më të ndritur e ka pasur Igli Tare, i cili aktualisht është drejtor sportive i Milanit.
Foto Strakosha – Aktualisht jeton në Greqi me familjen, i paangazhuar me futbollin, por djali i tij, Thomas, aktualisht portieri i Kombëtares shqiptare;
Elvin Beqiri – Trajner futbolli moshash në Kanada;
Lorik Cana – I angazhuar me biznese dhe analist futbolli;
Adrian Aliaj – Menaxher futbollistësh i afirmuar me seli në Kroaci;
Besnik Hasi – Trajner futbolli në Belgjikë, drejton skuadrën e Anderlecht;
Klodian Duro – Trajner futbolli, aktualisht i paangazhuar;
Altin Lala – Menaxher futbolli dhe biznesmen;
Ervin Skela – I angazhuar me skuadrat e moshave të klubi i Eintacht Frankfurt;
Edvin Murati – I angazhuar me biznese dhe me zbulimin e talenteve të futbollit. Ka disa biznese në Francë;
Igli Tare – Drejtor sportiv i Milanit;
Florian Myrtaj – Analist futbolli;
Trajneri Briegel – Jeton në Gjermani. Nuk drejton asnjë skuadër.
Top Channel