Protestuesit drejt rrugës së Durrësit, disa prej bizneseve qëndrojnë hapur, por nxjerrin ‘truproja’ jashtë ambienteve të tyre
Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Kurbin.
Për pasojë janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një i tretë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhej, ndërsa janë asgjësuar 221 bimë narkotike dhe janë sekuestruar 108 fara.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zhej. Asgjësohen 221 bimë narkotike, sekuestrohen 108 fara të kësaj bime.
Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territor, në vijim të operacionit policor “Koordinata”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Zhej, njësia administrative Mamurras. Për këto raste:
– u arrestua shtetasi I. S., 45 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 25 bimë narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës;
-u shpall në kërkim shtetasi P. P., 64 vjeç dhe u vu në pranga bashkëshortja e tij, shtetasja A. P., 56 vjeçe, pasi dyshohet se kanë kultivuar 196 bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 108 fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin.
Top Channel