E rëndë në Athinë, çifti i bashkëshortëve gjendet i vrarë brenda apartamentit. Trupi i gruas kishte filluar të dekompozohej

04/09/2025 20:04

Oficerët e policisë që hynë në një apartament në Athinë u përballën me pamje horrori.

Një çift u gjet i vdekur, teksa trupi i gruas kishte filluar të dekompozohej pranë trupit të burrit i cili kishte një plagë në gjoks të shkaktuar me armë zjarri.

Autoritetet gjetën një armë zjarri dhe dy gëzhoja në tokë.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet besojnë se ekziston një hendek kohor midis dy vdekjeve. Konkretisht, gruaja dyshohet se u vra e para dhe burri kreu vetëvrasje pas njëfarë kohe.

Hetimet janë ende në fazë të hershme dhe një ekspert mjeko-ligjor pritet në vendngjarje për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Nga ajo që dimë, çifti jetonte në katin e katërt. Burri ishte rreth të 70-ave, ndërsa gruaja e tij ishte shumë e sëmurë dhe ai ishte shumë i mërzitur”, tha një fqinj i tyre.

Top Channel