
03/09 16:58
Siç paralajmëroi dhe gazetari i Top Channel, Asambleja Socialiste do të mbahet më 11 shtator.
Sipas agjendës, mbledhja do të nisë në orën 09.30, raporton gazetari i TCH, Muhamed Veliu.
Rendi i ditës:
Njoftimi:
Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
2. Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
3. Mendime, pyetje dhe diskutime
4. Të ndryshme
Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë
Top Channel