
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë, nëse ky i fundit është i përgatitur.
“Nëse është gati, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vijë në Moskë dhe të takohet me mua,” tha Putin, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Në deklaratat e bëra pas vizitës së tij në Kinë, kreu i Kremlinit foli gjithashtu për qëndrimin e Rusisë ndaj aspiratave integruese të Ukrainës.
“Ne gjithmonë e kemi kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në këtë bllok të Atlantikut të Veriut, por kurrë nuk e kemi vënë në dyshim të drejtën e saj për të zhvilluar aktivitetet e saj ekonomike dhe tregtare siç dëshiron, përfshirë edhe në lidhje me anëtarësimin në BE,” u shpreh Putin.
Sipas tij, Rusia mbetet e palëkundur në kundërshtimin e zgjerimit të NATO-s drejt kufijve të saj, por nuk ka kundërshtuar kurrë publikisht mundësinë që Ukraina të afrohet me Bashkimin Evropian.
Top Channel