
Një jaht luksoz, i vlerësuar rreth 700 mijë paund, u fundos vetëm disa minuta pasi u lëshua për herë të parë në det, pranë brigjeve të Zonguldakut, në veri të Turqisë.
Pamjet e filmuara me telefon tregojnë momentin dramatik kur jahti i quajtur “Dolce Vento” u përmbys dhe u zhyt në ujë vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë.
Fillimisht lëshimi i tij në det u duk i suksesshëm, por pak sekonda më vonë, jahti filloi të anohej rrezikshëm. Në bord shpërtheu paniku, ndërsa anija vazhdonte të humbiste ekuilibrin dhe më pas u fundos plotësisht. Një prej personave u filmua teksa mundohej të ngjitej mbi mbeturinat e anijes së zhytur.
🇹🇷 Eregli, Turkey: On September 2, 2025, the newly built 24-meter luxury yacht M/Y Dolce Vento, valued at around 40 million Turkish liras (approximately $1.17 million), capsized and sank just minutes after its launch at the Medyılmaz Shipyard, reportedly due to stabilization… pic.twitter.com/XyBHNBljpU
— The Eyes God (@TheeyesGod) September 3, 2025
Sipas raportimeve, jahti ishte 24 deri në 30 metra i gjatë, ndërtuar në kantierin Med Yilmaz Shipyard dhe i dorëzuar së fundmi pronarit nga Stambolli.
Fatmirësisht, askush nuk humbi jetën. Pronari i jahtit, kapiteni dhe dy anëtarë të ekuipazhit arritën të notonin drejt bregut dhe dolën të padëmtuar.
Menjëherë pas mbytjes, roja bregdetare dhe ekipet portuale ngritën një perimetër sigurie, ndërsa filluan operacionet e shpëtimit dhe rikuperimit të jahtit.
Kantieri ku u ndërtua mjeti njoftoi se do të kryhet një hetim për të zbuluar shkakun e incidentit. Ekspertët sugjerojnë se shkaku më i mundshëm lidhet me probleme stabiliteti, të shkaktuara nga llogaritje të gabuara të “lartësisë metacentrike” të jahtit – një element kyç në projektimin e anijeve.
Top Channel