Përqafime të ngrohta dhe shtrëngime duarsh… Çfarë nuk u pa nga takimi Putin-Kim Yong Un

03/09/2025 19:37

Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të vizitojë Rusinë, teksa të dy ndodheshin në Pekin.

Por ajo që u vu re ishte takimi pas përfundimit të bisedimeve mes dy liderëve, ku përveç shtrëngimit të duarve, nuk mungoi as përqafimi.

Në bisedimet dypalëshe që zgjatën mbi dy orë, Kim i tha Putinit “shihemi së shpejti”, ndërsa presidenti rus iu përgjigj: “Ne të presim, eja na vizito”. Një vizitë e tillë do të ishte e treta për liderin koreano-verior jashtë vendit në gjashtë vitet e fundit.

Takimi mes dy liderëve autoritarë u zhvillua në prani të presidentit kinez Xi Jinping, me të cilin ata ndanë skenën në sheshin Tiananmen gjatë ceremonisë për 80-vjetorin e fitores mbi Japoninë në Luftën e Dytë Botërore. Është hera e parë që Xi, Putin dhe Kim shfaqen publikisht së bashku.

Ndërsa Pekini dhe Moska kanë shpallur një partneritet “pa kufi”, analistët theksojnë se Xi Jinping po përpiqet të balancojë marrëdhëniet me Rusinë dhe Korenë e Veriut, duke shmangur në të njëjtën kohë sanksione të reja nga Perëndimi. Për momentin, nuk është shpallur një takim zyrtar trepalësh mes Xi, Putin dhe Kim.

Top Channel