
Procesi Sportiv do vijë me ndryshime këtë sezon të ri në ekranin e Top Channel.
Krah Ed Manushit nuk do të shikojmë më Alesia Bamin, por modelen Franceska Rustem.
“Miss Universe Albania” në vitin 2024 e cilëson një kapitull të ri dhe një sfidë të bukur këtë rrugëtim, ndërsa shton se ku pasioni për televizionin bashkohet me energjinë e sportit.
“Me emocion dhe krenari dua të ndaj me ju lajmin se këtë sezon do të jem pjesë e @procesisportiv.official si moderatore, krah @edmanushi.
Ky është një kapitull i ri dhe një sfidë e bukur për mua, ku pasioni për televizionin bashkohet me energjinë e sportit.
Faleminderit gjithë atyre që më kanë mbështetur në çdo hap të rrugës sime. Shpresoj të më ndiqni çdo të hënë dhe ta shijojmë këtë udhëtim së bashku.
Le të fillojë sezoni!”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Më parë Franceska Rustem moderoi emisionin “Kuq e Zi” në Digitalb ku ndoqi edhe nga stadium ndeshjet e Kombëtares shqiptare.
Procesin Sportiv do ta ndiqni nga 8 shtatori në orën 22:30.
View this post on Instagram
Top Channel