Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin strategjik të BLED-it në Slloveni.

Ai foli për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se ‘kur vjen puna që ta ndjekim Evropën ne jemi ndjekës besnikë. Ne nuk jemi lëkundur dhe as vënë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi të verbër’.

Kur vjen fjala tek ne dhe për mua që përfaqësoj vendin tim, është pak ndryshe. P.sh., nëse kryeministri slloven do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin atëherë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Kështu na duhet të jemi shumë të hapur dhe përtej asaj që themi dhe shprehemi besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Kemi ide të qartë të madhësisë sonë, peshës sonë dhe të sfidave tona si evropiane. Duam të jemi të lirë dhe të shprehemi lirisht, por kur vjen puna që ta ndjekim Evropën ne jemi ndjekës besnikë. Ne nuk jemi lëkundur dhe as vënë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi të verbër. Më duhet të besoj që raporti e ka parë Europën si të tërë. Kështu dua të besoj.  Mendoj që thelbi, kur bëhet fjalë për nismën tuaj, ekziston një problem që ka dy shtresa, problemi i sipërmarrësve si në kundërshti me atë që duhet të bëjë qeveria.

Dje e dyta, është që ndryshe nga SHBA apo rnë Europë nuk jemi mësuar të kemi një shtet sipërmarrës. Në thelb ne kërkojmë më shumë para nga buxheti.”, shprehet Rama.

Top Channel