
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në forumin strategjik të BLED në Slloveni.
Siç ndodh shpesh kryeministri nuk kurseu batutat, ku këtë here shkak u bë karrigia në të cilën ai ishte ulur.
Kreu i qeverisë ishte në panel me Marta Kos, Komisionere për Zgjerim e Bashkimit Europian, Robert Golob, Kryeministër i Sllovenisë, Andrej Plenkovic, Kryeministër i Kroacisë dhe Milojko Spajić, Kryeministër i Malit të Zi.
“Së pari është shumë mirë që gjendem këtu në 20-vjetorin e forumit. Dua të bëj dy komente të shkurta. U çudita që ish presidenti mbeti i njëjti, njësoj si Sllovenia. Komenti i dytë, nuk e di për çfarë arsye por karriget bëhen më të vogla, më të vogla, e më të parehatshme. Mos keni ndonjë mesazh për të në përcjellë? (shkakton të qeshura në panel) Për të në thënë që ta mbyllim shpejt… s’duhet të kishit njerëz nga Ballkani, aq më keq kandidat, që është më dëshpëruese.
Nuk po themi që jemi gati për 2027, por falë rekordmenes sllovene të notit, kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga komisioni që na sfidon ti realizojmë të gjitha kriteret që të përmbyllim negociatat deri në 2027. Po shtyjmë, po ecim përpara dhe nuk po bëjmë pyetje.”, tha Rama.
Top Channel