“Trajtimi i mbetjeve, përgjegjësi kombëtare”, Rama: I vetmi vend në Europë, ‘varrezat’ e makinave të ligjëruara pa ligj, por me Maliq

28/08/2025 11:27

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e Reformës për Trajtimin e Integruar të Mbetjeve, ku prezantoi një plan të ri masash ligjore dhe investimesh, të cilin e cilësoi si domosdoshmëri në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë u shpreh se trajtimi i mbetjeve është një përgjegjësi kombëtare.

Jemi i vetmi vend në Europë që ‘varrezat’ e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit ë territor, si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjitha atyre varrezave. Jemi një vend që s’ka akoma asnjë detyrim për financim, prodhim nga importuesit lidhur më këtë që thashë, trajtimin se çfarë ndodhë me këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, si pajisje elektrike, si bateri apo si automjete, kemi një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda vitit.

Një tjetër nevojë e krijuar është rishikimi i strategjisë kombëtare dhe masterplanit për investimet, për burimet, riciklimin dhe tarifave sipas standardeve të BE. Këto janë pikat kyçe të hapave që do të ndërmarrim në aspektin ligjor, të masave, në mënyrë që të ecim edhe falë një tjetër projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Pa këto hapa, rruga jonë lidhur me mjedisin është një rrugë që s’ka dalje. Pa këto dy hapa! Natyrisht ka dhe hapa të tjerë, por këto dy hapa janë themelore. Duke filluar nga vendosja në kornizën ligjore dhe duke vazhduar me fazat e implementimit.“, shprehet Rama.

Top Channel