
Një nga yjet më të mëdha të WWE, Becky Lynch, është bërë kryefjalë pas deklaratave të saj gjatë shfaqjes “RAW” në Birmingham.
Para 11 mijë tifozëve dhe miliona teleshikuesve, ajo bëri një koment provokues për legjendën e muzikës Ozzy Osbourne, i cili u varros vetëm pak javë më parë në qytetin e tij të lindjes.
Lynch, duke nxehur atmosferën për ndeshjen e saj për titull në “Clash in Paris” kundër Nikki Bella, tha me ton thumbues: “E vetmja gjë e mirë që doli nga ky vend vdiq një muaj më parë! Të paktën Ozzy ishte mjaftueshëm i zgjuar për t’u transferuar në Los Angeles. Nëse do të më duhej të jetoja në Birmingham, edhe unë do të vdisja!”.
Deklarata e saj shkaktoi reagime të menjëhershme në arenë dhe më pas në rrjete sociale.
Vajza e Ozzy-t, Kelly Osbourne, reagoi e zemëruar në Instagram: “Becky Lynch, je një plehrë pa respekt! Birminghami as nuk do të urinonte mbi ty nëse do të ishe duke marrë flakë”.
Kelly kritikoi edhe WWE për lejimin e deklaratave të tilla, duke e cilësuar një turp për figurën e babait të saj dhe qytetin e lindjes.
Pas reagimit të Kelly-t, dhjetëra fansa në rrjetet sociale u bashkuan duke dënuar Lynch dhe kompaninë. Shumë prej tyre theksuan se WWE shpesh përdor provokime për të ndezur publikun, por kësaj here “u kalua çdo kufi”.
Ozzy Osbourne ka një histori të gjatë lidhjesh me WWE, duke u shfaqur që në WrestleMania 2 (1986) dhe më vonë duke u përfshirë në Sallën e Famës të WWE (2021). Por tashmë, pas një fjale të vetme, Becky Lynch është kthyer në armike për një qytet të tërë dhe për familjen Osbourne.
Top Channel