
Një tragjedi është shënuar në New Hampshire të SHBA-së, ku një grua qëlloi dhe vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre përpara se t’i jepte fund jetës.
Emily Long, 34 vjeç, u gjet e vdekur së bashku me bashkëshortin e saj Ryan Long, 48 vjeç, dhe dy nga fëmijët e tyre, Parker, 8 vjeç, dhe Ryan, 6 vjeç, në shtëpinë e tyre në New Hampshire të hënën në mbrëmje.
Fëmija i tyre i tretë, 3 vjeç, u gjet gjallë dhe është nën kujdesin e anëtarëve të familjes ndërsa hetimi vazhdon.
Të dy fëmijët u qëlluan në kokë, ndërsa 48-vjeçari Ryan, i cili po luftonte me kancerin në tru , pësoi plagë të shumta me armë zjarri , sipas rezultateve të autopsisë.
Emily dokumentoi luftën e burrit të saj me glioblastomën, një formë agresive e kancerit të trurit, në një seri videosh në TikTok, në të cilat ajo rrëfeu se shëndeti i saj mendor ishte në një gjendje të mjerueshme dhe se ishte thellësisht në depresion.
Në videon e saj të fundit, vetëm dy ditë para vrasjes, Emily shpjegoi se ajo dhe fëmijët e saj po “luftonin me diagnozën e burrit të saj ”, por se ishte e vendosur të “përmirësonte shëndetin e saj mendor”.
“E tëra çfarë dua të bëj është të fshihem nën një batanije me fëmijët e mi, por kjo nuk është e shëndetshme për ta dhe nuk është e shëndetshme për mua. Sot vendosa që duhet të bëj një përpjekje të vetëdijshme për të ndryshuar mënyrën time të të menduarit. Do të dal nga kjo depresion, dua apo jo. Jam e vendosur të krijoj një normalitet “, thotë ajo në video.
Top Channel