“Më larguan disa zjarrfikës nga ndërtesa shumë afër vendit”, Trump tregon historinë për sulmet e 11 shtatorit: Menduam se ndërtesa do binte mbi ne 08/09 23:02
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Napolit, ku Ciro Luongo, një 58-vjeçar dhe inspektor policie në stacionin e Giuglianos, u vra me thikë në shtëpinë e tij.
Autoritetet thanë se vrasja dyshohet të ketë qenë e kryer nga Roberto Marchese, 21-vjeçar dhe djali i partneres së tij.
I riu u arratis pas ngjarjes, por karabinierët e gjetën dhe e arrestuan disa orë më vonë, duke e sjellë para drejtësisë.
Ende nuk është lëshuar një urdhër zyrtar arresti, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e sakta të vrasjes.
Top Channel