Zbulim spektakolar në Alpet italiane, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave 14/11 20:41
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se pati një diskutim të gjatë me Presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me një hartë të shfaqur në Zyrën Ovale që tregonte territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.
“Debatova për përqindjen në hartë, sepse e njoh shumë mirë këtë përqindje,” tha ai.
Megjithatë, të dy liderët zhvilluan një “bisedë të ngrohtë dhe domethënëse” për këtë çështje, shtoi Zelenski.
“Nuk është e mundur të thuhet se kaq shumë territor është marrë në këtë moment. Këto pika janë të rëndësishme,” tha ai.
Presidenti Donald Trump i prezantoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një hartë të madhe që tregonte se 20 për qind e vendit të tij është nën kontrollin rus.

Top Channel