Berisha në SPAK, zbaton masën e ‘detyrim paraqitjes’/ Kreu i PD: Rama iu vërsul prokurores dhe gjykatësit, KLGJ dhe KLP…

18/08/2025 10:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK.

Paraqitja e kryedemokratit lidhet me zbatimin e masës së “Detyrim paraqitjes”, që ka vendosur gjyqtari i apelit të posaçëm.

Në vendimin e gjyqtarit, Berisha është i detyruar të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë.

Ju e patë, Edi Rama sulmoi me egërsinë më të madhe një prokurore me mbiemrin Gjeli, e cila në mënyrë absolute kishte zbatuar pikë për pikë atë që kërkohej në raportin e policisë së Shkodrës.

Dhe pas prokurores Gjeli që nuk la turfullim pa bërë kundër saj, iu vërsul një gjykatësi tjetër, në mos gabohem, Balliu mbiemër, për fajin e vetëm që ky gjykatës me karakter për ligjin, kishte zbatuar pikë për pikë vendimin e qeverisë.

Ky gjykatës, në përputhje me vendimin, i cili i njihte shkelësit e ligjit të drejtën e parablerjes me firmë të Edi Ramës, kishte vendosur masën e sigurisë, sepse Edi Rama pavarësisht nga pafytyrësia e tij, kërkonte që gjykatësi të mbajë dy standarde, njëherë ta zbatojë dhe njëherë të mos e zbatojë.

Tani ky, i vërsulet gjykatësit, një djalë i ri ai, me fjalët e një ordineri, jo të një kryeministri, jo i pacipë, jo këto e ato.

A dëgjuat ju, dy sulme të egra, a dëgjuat ju një fjalë të vetme nga dy institucionet kryesore të drejtësisë, të cilat detyrimisht duhet të merrnin në mbrojtje këto individë sepse kishin zbatuar ligjin.

Asnjë fjalë, heshtje varri”, tha ndër të tjera Berisha në një prononcim për gazetarët.

Top Channel