Atentati ndaj oligarkut ukrainas në Monako/ CNN zbardh misterin: Autorja u pagua 7 mijë euro për ta vrarë, por u gjet e vdekur disa ditë më vonë
Gazetarët që po mbulojnë drejtpërdrejtë nga Alaska takimin mes presidentit amerikan dhe atij rus, i drejtuan pyetje dy liderëve përpara se këta të fundit të nisnin takimin me dyer të mbyllura.
Por… Putin nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje, ndërsa mimikat e tij tregojnë se u kap disi në befasi.
Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë që presidenti rus e gjen veten në një dhomë me kaq shumë gazetarë të pavarur që nuk kontrollohen nga Kremlini, ironizon gazetarja e BBC-së, Liza Fokht.
Puna e grupit të shtypit rus që zakonisht udhëton me presidentin është shumë e ndryshme nga mënyra se si gazetarët amerikanë i mbulojnë ngjarjet. Pyetjet e paautorizuara ose të pakëndshme pothuajse nuk bëhen kurrë, thotë ajo.
Megjithatë, gazetarët janë këmbëngulës dhe padyshim, pas takimit, kur të dalë në konferencën për shtyp, Putin do të përballet me po të njëjtat pyetje, si “kur do të ndalosh së vrari civilë?” apo “pse duhet t’u besojë Trump fjalëve të tua?”
Top Channel