
Liverpool e ka hapur me fitore sezonin e ri të Premier League, duke mposhtur 4-2 Bournemouth në “Anfield” në një ndeshje të mbushur me emocione brenda dhe jashtë fushës, e cila u transmetua drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Para fillimit të lojës, stadiumi u ngrit në këmbë për një minutë heshtje në nder të Joten, ndërkohë që në sfond u këndua himni i famshëm “You’ll Never Walk Alone”. Atmosferë e veçantë që shënoi nisjen e një mbrëmjeje të paharrueshme.
Megjithatë, momentet e para nuk ishin të lehta për protagonistin e ndeshjes, Antoine Semenyo, i cili në pjesën e parë u bë objekt i koreve raciste nga tribuna. Sulmuesi i Bournemouth reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme – me dy gola në pjesën e dytë, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 2-2.
Në fund, ishte cilësia e kampionëve që vendosi gjithçka. Federico Chiesa, i rikthyer në Premier League pas një viti me fanellën e Liverpool-it, gjeti golin e tij të parë në kampionat, duke kaluar të kuqtë sërish në epërsi. Mohamed Salah vulosi fitoren 4-2 në minutat shtesë, duke nisur mbrojtjen e titullit me tri pikë të plota.
Top Channel