VIDEO/ I mituri vritet nga bashkëmoshatari pas sherrit! Hetuesit dhe policia rrethojnë vendin e ngjarjes në Maliq, ende enigmë shkaqet e krimit

14/08/2025 19:53

Maliqi është tronditur pasditen e sotme nga një sherr mes të miturish që përfundoi me vrasjen e njërit pre tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ekipet hetimore për të mbledhur të gjitha provat e nevojshme që do të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihet se si ka nisur sherri mes tyre, i cili përfundoi me pas me përdorimin e thikës, që rezultoi fatale për 14-vjeçarin.

Si ndodhi ngjarja:

I mituri 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika, për pasojë ndërroi jetë në spital.

Të miturit kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë.

I plagosur ka mbetur edhe autori i vrasjes, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, aty ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve dhe mbikëqyrjen e sigurisë policore.

Ai ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen, teksa enigmë mbeten shkaqet që kanë sjellë agravimin e situatës. Të dy të miturit nuk janë nga fshati Pirg, por nga zona afërsi të tij.

Top Channel