U proceduan penalisht për bllokimin e rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, mes 16 protestuesve rezultojnë edhe 3 nismëtarët, zbardhen emrat
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, ku një 43-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin, e më pas ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë lënduar si shoferi ashtu edhe pasagjerja që ndodheshin në makinë.
“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, shtetasi A. D., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel