39 shtëpi janë shkrumbuar nga zjarri që ka përfshirë që prej ditës së djeshme njësinë administrative Skënderbegas në Gramsh.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, duken banesat e shkrumbuara. Flakët kanë djegur gjithçka. Banorët janë evakuuar dhe mbrëmjen e kaluan në konviktin e qytetit, që u përshtat për strehimin e tyre.

Top Channel