Situatë kritike nga zjarret në Finiq, digjen dy banesa! Evakuohen banorët
10/08/2025 08:23
Situata e zjarrit në territorin e Bashkisë Finiq është përkeqësuar ndjeshëm.
Flakët po i afrohen rrezikshëm zonave të banuara.
Raportohet se dy banesa në fshatin Velahovë janë djegur plotësisht, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të evakuuar banorët në rrezik.
Në orët e para të mëngjesit, u parandalua përhapja e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyhet gjithashtu nga ajri.
Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.
Top Channel