Zjarr në një pyll në Turqi/ Evakuime pranë zonave të banuara, pezullohet lundrimi në ngushticën e Dardaneleve

08/08/2025 16:15

Një zjarr shpërtheu mesditën e së premtes në fshatin Saritsaeli në provincën e Dardaneleve, duke i vënë autoritetet në gatishmëri.

Sipas mediave turke, departamenti i zjarrfikësve u informua për zjarrin nga banorët dhe menjëherë filloi operacionin e shuarjes së tij, duke përfshirë forcat tokësore dhe ajrore. Në të njëjtën kohë, lundrimi në të dy drejtimet e Ngushticës së Dardaneleve është pezulluar përkohësisht.

Flakët, për shkak të erërave të forta, u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në Spitalin Shtetëror Mehmet Akif Ersoy dhe duke shkaktuar evakuime. Zjarri po kërcënon si zonat pyjore ashtu edhe zonat e banuara. Tashmë ka raportime për shtëpi të djegura.

Top Channel