
Prej mesditës së sotme, rreth orës 15:00, një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas.
Flakët, të ndihmuara nga era, janë përhapur me shpejtësi drejt malit, duke djegur shkurre, pemëtari, por edhe sipërfaqe pyjore të kësaj zone.
Më shumë se 25 efektivë të zjarrfikëses së Vlorës kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur largimin e banorëve dhe sidomos të bagëtive, pasi zona njihet për numrin e lartë të stanëve. Për fat të mirë, nuk raportohet për bagëti të djegura.
Zjarri vijon të jetë aktiv dhe, i ndihmuar nga era, po përfshin një sipërfaqe gjithnjë e më të gjerë të malit të fshatit Tragjas. Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe vështirësive për të ndërhyrë nga toka
Top Channel