SPAK operacion në Tiranë, Elbasan dhe Durrës/ Firmosen 11 masa sigurie, të dyshuarit pjesë e grupit ndërkombëtar të trafikut të kokainës
08/08/2025 12:26
SPAK po zhvillon këtë të premte një operacion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Siç mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha janë firmosur të paktën 11 masa sigurie, ndërsa 4 të tjerë janë në burg.
Të dyshuarit kanë dalë në përgjimet e Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
Katër nga të dyshuarve mes tyre edhe E. C. u janë komunikuar masat e reja të arrestit në burg, ndërsa aktualisht gjenden në qeli.
Në operacionin e nisur këtë mëngjes, tre persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa janë në kërkim edhe të tjerë.
Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.
Top Channel