
Një mik i burrit që plagosi pesë ushtarë të tjerë në Bazën Ajrore Stewart në Georgia ka zbuluar se autori i sulmit ishte ngacmuar për shkak të vështirësisë së tij në të folur.
Burri në paraburgim, rreshteri 28-vjeçar Cornelius Radford, u tall për paaftësinë e tij për të folur rrjedhshëm që nga ditët e para të karrierës së tij ushtarake, raportoi NBC News.
“Ishte aq keq sa mezi fliste”, tha për rrjetin televiziv rreshteri Cameron Barrett, një mik i Radford.
Kur filluan të vinin raportet e para për të shtënat, Barrett i tha NBC-së se i kishte dërguar një mesazh Radfordit për ta pyetur nëse ishte mirë, por nuk kishte marrë përgjigje.
Ndërkohë, një ushtar tjetër tha se Radford kishte humbur një të dashur në një aksident me makinë në janar dhe se kjo e kishte prekur shumë. Babai i të dyshuarit tha gjithashtu se djali i tij ishte ankuar në familjen e tij për racizëm.
Nuk ka ende një motiv zyrtar për sulmin, i cili la pesë persona të plagosur. Të gjithë janë shtruar në spital, por pritet të shërohen.
Komandanti i batalionit ku shërbeu Radford tha të enjten se nuk ishte në dijeni të ndonjë problemi me rreshterin apo ndonjë mosmarrëveshjeje para të shtënave.
Autoritetet thonë se Radford përdori një armë që zotëronte, jo armën e tij të shërbimit.
Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Dan Driscoll, vizitoi Kampin Stewart të enjten për të lavdëruar ushtarët për reagimin e tyre të menjëhershëm, i cili parandaloi gjakderdhje të mëtejshme, ndërsa i vlerësoi të gjithë me Medaljen e Nderit.
Top Channel