
Kabineti i Sigurisë së Izraelit ka miratuar një plan të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, në kuadër të asaj që përshkruhet si përpjekje për të mposhtur Hamasin.
Vendimi vjen ndërsa presioni ndërkombëtar për armëpushim sa vjen e rritet, dhe protesta të mëdha shpërthyen në Izrael nga frika për sigurinë e pengjeve dhe përshkallëzimin e luftës.
Çfarë u miratua?
-Sipas Zyrës së Kryeministrit, kabineti votoi për një plan të përqendruar në marrjen e qytetit, duke përfshirë:
-Kontrollin ushtarak të Qytetit të Gazës nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF)
-Sigurimin e ndihmës humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit
Zbatimin e “pesë parimeve për përfundimin e luftës”, përfshirë:
-Kontroll të sigurisë nga Izraeli mbi Gazën
-Një administratë civile që nuk përfshin Hamasin apo Autoritetin Palestinez
-Një fushatë me faza, që do të zgjasë deri në pesë muaj
-Evakuimin e rreth një milion palestinezëve nga Qyteti i Gazës në jug
-Ndërtimin e komplekseve për të strehuar të zhvendosurit
-Një rrethim dhe ofensivë tokësore në qytet.
Protesta të mëdha shpërthyen në të gjithë Izraelin kundër planit, veçanërisht për rrezikun që paraqet për pengjet që Hamas mban ende.
Presioni ndërkombëtar është shtuar, me thirrje për armëpushim dhe lejim më të madh të ndihmës humanitare, teksa uria është përhapur gjerësisht në Gaza.
Netanyahu ka thënë për Fox News se Izraeli “ka ndërmend ta bëjë këtë”, pra të marrë kontrollin e plotë të Gazës, duke synuar, “shkatërrimin e Hamasit”.
Top Channel