
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për të njohur një shtet palestinez, një çështje që ai planifikon ta diskutojë me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lamy, gjatë një takimi të planifikuar për sot.
“Ne nuk kemi plane për të njohur një shtet palestinez. Nuk e di se çfarë do të thoshte realisht të njihnim një shtet të tillë, duke pasur parasysh mungesën e një qeverie funksionale atje,” – u tha Vance gazetarëve.
Ai shtoi gjithashtu se Presidenti Donald Trump “ka qenë shumë i qartë për qëllimet e tij lidhur me atë që dëshiron të arrijë në Lindjen e Mesme dhe do të vazhdojë ta ndjekë këtë vizion.”
Takimi mes Vance dhe Lamy po zhvillohet në Chevening House, rezidenca zyrtare në fshatrat e Anglisë jugore e përdorur nga Sekretari i Jashtëm britanik. Vance ndodhet në fillim të një udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, i shoqëruar nga familja e tij.
Nga ana e tij, David Lamy tha se do të diskutojë mbi situatën në Rripin e Gazës gjatë bisedimeve me Zëvendëspresidentin amerikan. Gjatë komenteve të tij, ai vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke deklaruar se
“Marrëdhëniet Britani–SHBA janë të shkëlqyera.”
Top Channel