
Jo vetëm ai, por edhe njëri nga prokurorët që e hetuan dhe që ngritën akuzat ndaj Metës për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Nga burgu 313 qetësia e dashuria e deklaruar shpesh nga Ilir Meta duket se është zëvendësuar me durimin për të shtyrë seancën ku mbrojtja e tij kishte kërkuar lirimin me arsyetimin se këtë çështje nuk duhet ta shqyrtonte një gjyqtar i gatshëm i vendosur si për këdo tjetër në grafikën e gjykatës së posaçme. Por se duhet të gjykohet nga gjyqtari Erjon Cela që është gjyqtar i çështjes paraprake. Kërkesa e Kujtim Cakranit u pranua nga gjyqtari Erjon Bani i cili u shpall mos kompetent për të gjykuar kërkesën për zëvendësim të masës arrest në burg me një masë tjetër siç propozon mbrojtja ajo e bllokimit të pasaportës.
“Duam gjykim normal”, shprehet avokati i Metës, Kujtim Cakrani.
Ndryshe nga formula që funksionon gjatë pushimeve verore kur në drejtësi çështjet trajtohen një grafike nga prokurorë e gjyqtarë të tjerë, për ish presidentin gjykatës do ti duhet të bëjë përjashtim nga rregulli e caktoje një datë të re brenda javës që vjen. Njëherazi me kërkesën për tu liruar , një tjetër çështje e hapur prej tij pritet të hapet në gjykatën kushtetuese në vjeshtë
Në dosjen “Meta” , përveç ish funksionarit janë nën akuzë edhe Monika Kryemadhi, Fatime kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Nga dyshimet për korrupsion, pastrim parash deri tek fshehja e pasurisë SPAK akuzon për aferën Cez Dia, lobimin dhe transaksione që nuk janë deklaruar.
Top Channel