Lirimi i hapësirave publike, Rama: Do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike dhe të drejtës për aktivitet ekonomik

08/08/2025 13:54

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend.

Ndërsa publikoi një video nga aksioni në Durrës, ia shprehet se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private.

Çlirimi i hapësirave publike, sipas Ramës do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

“Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit”, shkruan Rama.

Top Channel