Gjendet i pajetë pranë banesës 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se vdiq nga pickimet e bletëve

08/08/2025 13:16

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës.

Sipas njoftimit të policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, por dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e pickimit nga bletët.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel