“Ecim”/ Rama nxjerr tjetër video nga spastrimi i hapësirave publike: Më shumë gjelbërim dhe kënde komunitare
08/08/2025 20:45
Kryeministri Edi Rama ka publikuar tjetër video nga lirimi i hapësirave publike, të zaptuara nga biznese private.
Krahas videos, Rama shkruan se më shumë hapësira të lira, më pak ndotje dhe më shumë gjelbërim, në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE. Ecim”-shkruan Rama krahas videos.
Top Channel