Aksioni i SPAK/ Grupi kriminal u zbulua pas zbërthimit të bisedave në Sky Ecc, 4 të dyshuarve u komunikohen masat në burg
08/08/2025 12:53
Një operacion po zhvillohet këtë të premte që në orët e mëngjesit në disa qytete të vendit.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha janë firmosur të paktën 11 masa sigurie, ndërsa 4 të dyshuar të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës janë në burg.
Të dyshuarit kanë dalë në përgjimet e Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
Katër nga të dyshuarve mes tyre edhe E. C. u janë komunikuar masat e reja të arrestit në burg.
Në operacionin e nisur këtë mëngjes, tre persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa janë në kërkim edhe të tjerë.
Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.
Top Channel