Tregut financiar të Shqipërisë do t’i shtohet një bankë e 12-të.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e e bankës turke Zirat për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

“Ziraat Bank” është një bankë tregtare që operon në Republikën e Turqisë prej vitit 1863, me licencë të vlefshme bankare dhe leje operimi nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare. Jashtë territorit të Turqisë, aktiviteti i saj shtrihet edhe në disa shtete të tjera, si: Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Greqia, Kosova, Qiproja Veriore, etj.

Dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve nga data e këtij vendimi, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

Ziraat operon në 22 vende, duke menaxhuar rreth 170 miliardë dollarë. E themeluar në vitin 1863, Ziraat është banka më e madhe shtetërore e Turqisë, me një total asetesh prej 166.75 miliardë dollarë.

Banka ofron një pjesë të konsiderueshme të financimit në të gjithë vendin, duke trajtuar një në çdo pesë kredi për strehim dhe transaksione të tregtisë së jashtme në Turqi.

Zirat aktualisht operon në në 22 vende, me një fokus të veçantë në Lindjen e Mesme, Ballkan dhe Evropë.

Zirat bëhet banka e dytë turke në tregun shqiptar pas Bankës Kombëtare Tregtare.

Top Channel