
Gjykata e Apelit në Tiranë nuk e pranoi kërkesën e shefit të Bankers, Hongping Xiao për tu liruar dhe të njëjtin qëndrim refuzuar mbajti edhe për ish drejtorit Leonidha Çobo, të cilët sipas gjyqtares do të qëndrojnë nën arrest në burg.
Mbasi ka shqyrtuar ditën e kaluar në një seancë maratonë kërkesat e dhjetë të dyshuarve gjyqtarja Gilda Hoxha la në fuqi vendimet e kolegëve të shkallës së parë në Fier edhe drejtorit financiar në Bankers, Liany Wang të cilin prokuroria lokale që po heton për pesë vepra penale më e rënda evazion fiskal, e dyshon si krahun e djathtë të Hongping Xiaos. Teksa prokuroria insiston se Wang mban përgjegjësi direkte për situatën financiare, arresti shtëpiak u miratua në apel edhe për Ardit Kenon, Menaxher i Financave si edhe për Flavia Çapo dhe Kledi Xhano. Ndërkohë Doina Gogës i ra masa e arrestit shtëpiak
Prokurori Gent Xholi tha se Doina Goga është nënë e një fëmijë dy vjeç dhe për shkaqe pri nderimi gjykata vendosi të heqë arrestin shtëpiak dhe ta zëvendësojë me detyrim paraqitje”, raporton për Top Channel, gazetarja Anila Hoxha.
Për tre të tjerët Erton Ademaj, Majlinda Thana dhe Matilda Ibraliu, gjykata vendosi të lërë në fuqi vetëm detyrimin me paraqitje duke hequr masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Në hetimet e prokurorisë janë të përfshirë 14 persona midis tyre edhe katër ish drejtorë të Bankers dhe katër shoqëri të tjera që dyshohen se krijuan skemë për t’ju shmangur detyrimeve financiare, duke deklaruar bilance negative e duke u deklaruar me humbje nga aktiviteti 20 vjeçar i nxjerrjes së naftës në zonën patos Marinzës.
Prokuroria vazhdon hetimet, ndërkohë që të dyshuarit do ti drejtohen Gjykatës së Lartë me rekurs.
Top Channel