Një ngjarje e rëndë është riregjistruar në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një shtetas mësohet se është goditur nga rrufeja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa mësohet se 47-vjeçari, çoban ka qenë duke ruajtur bagëtitë.

Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 bagëti të imëta.

“Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel