Kredi me zero interes për fëmijët e policëve të rënë në detyrë dhe atyre në përkujdesje të shtetit! Qeveria miraton vendimin

04/08/2025 14:48

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit.

Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit për kategori të veçanta, përfshirë familjet e punonjësve të Policia e Shtetit të rënë në detyrë, fëmijët në përkujdesje të Republikës dhe familjet qiramarrëse në ish-pronë private.

Po ashtu, ofrohet grant i menjëhershëm prej 20% të çmimit të banesës për familjet e punonjësve të rendit të rënë në detyrë dhe fëmijët në përkujdesje të Republikës.

Financimi i këtij programi bëhet nga buxheti i shtetit përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si institucioni përgjegjës për strehimin.

Top Channel