
Dy persona janë plagosur me mjet prerës dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen Pelivan Leskaj të Vlorës. Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy kanë bërë sherr me njëri-tjetrin dhe më pas i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas ata janë arrestuar të dy në spital.
Sipas informacioneve, plagosja ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç”, njofton policia.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje është gjetur dhe thika, po ashtu dy persona te dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Top Channel