
Dy plagosje me thikë janë raportuar brenda 24 orëve nga policinë qytetin e Shkodrës, ku janë arrestuar tre persona.
Dy vëllezër janë arrestuar pasi goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Një 25-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë), një 28-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, .
“B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”-njofton policia.
Top Channel